24.06.2023 - 19:42
Alma K. vajza që shfaqet në videon e skandalit seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici është lënë nën masën e sigurisë, arrest shtëpie.
Ndaj saj rëndon akuza për veprën penale të korrupsionit aktiv.
Kjo sepse, pas aktit seksual ajo shihet duke biseduar me Gjicin në lidhje me një tender për sterilizimin e qenve në Bashkinë e Kukësit.
Nga ana tjetër vetë Safet Gjici është vënë nën prangat e policisë nën akuzën e korrupsionit pasiv. Ai dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut pas publikimit të skandalit seksual.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nën akuzë për korrupsion pasiv/ Sa vite burg rrezikon?