Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, kurorëzuan disa ditë më parë dashurinë e tyre në martesë.
Çifti vendosën të organizonin një ceremoni private me familjarët dhe miqtë e tyre të ngushtë në Toskana të Italisë. E teksa moderatorja ka ndarë pak detaje nga e dita e veçantë, së fundmi Armand Peza, i cili ishte dhe një nga organizatorët e dasmës ka treguar një incident që ka ndodhur gjatë ceremonisë.
Teksa ishte i ftuar në “S’e luan topi”, ai tregoi se incidenti e nervozoi shumë dhe ndodhi gjatë hyrjes së Arbanës në altar.
“Arbana shoqërohej nga i ati, u hapën dyert, çdo gjë ishte perfekte. Kalojnë shoqërueset e nuses fillimisht, fillon muzikë e re për nusen, pra ishte çdo gjë si në ëndërr dhe aty shikon një mrekulli, atë zonën turistike që është shumë e dëshirueshme për të gjithë. Hapen portat, bën Arbana 10 hapa, ndalojnë një tufë me çiklistë që lënë biçikletat dhe fillojnë të filmojnë dhe ata ishin në sfond të Arbanës. Unë nervozohem dhe i them hiqini ata se nuk ka kuptim. Nuk e di se si do ta montojnë këtë pjesë sepse ishte një pamje kaq e bukur dhe ishte gjynah që këta njerëzit erdhën. Gjithë nervi im ishte sepse ata njerëzit për një javë atë video do e heqin nga celulari i tyre, Arbanës dhe Eduartit do i mbetet kujtim gjithmonë. Çdo gjë tjetër shkoi perfekt pastaj…”-tregoi ai.