MENU
klinika

“Çobanet po i merr Greqia, modelet i thith Dubai”

Ironia e Lutfi Dervishit: Po sikur NATO të marrë Ramën ku do të mbytemi?!

25.06.2023 - 10:51

Habere të reja nga Kiko: Quo vadis Shqipëri?

Teksa po mbllaçiste bananen e fundit për vaktin e drekës, majmunit Kiko i bëri shumë përshtypje titulli me shkronja kapitale i një artikulli që i referohej burimit zyrtar të statistikave: INSTAT.

Vetëm gjatë mandatit të dytë të qeverisë aktuale numri i gjedhëve u ul me 200 mijë krerë, numri i të imtave me 800 mijë dhe ai i shpendëve me 1.5 milionë?! Ç’bëhet në këtë vend?! Mirë njerëzit që po ikin ditën por edhe kafshët po na ikin natën? Në fillim Kiko fajësoi instiktin e gazetarëve që fokusohen vetëm të anët negative.

“Pse nuk i është dhënë me shumë hapësirë faktit që numri i gomerëve është rritur?”, – pyeti Kiko me një shprehje të stampuar mbi fytyrë thua se sapo kishte parë një elefant duke fluturuar.

Megjithatë, i mësuar që të mos bëjë si njerëzit të cilët nxitojnë të thonë fjalën e fundit qysh në fillim, Kiko ju drejtua Chat-GPT për të kuptuar më qartësisht se pse Shqipëria po vuan nga emigrimi i trefishtë: I njerëzve, i kafshëve dhe i shpendëve.

Kiko kërkoi 10 arsyet e dramës dhe brenda një minutës mori përgjigjen:

“Ka shumë arsye për “largimin e trurit” nga Shqipëria. Duhet kuptuar që në një ekonomia tregu, është raporti kërkesë ofertë që përcakton shumë gjëra:

Ja edhe 10 arsyet:

Çobenët po i merr Greqia; pavarësisht ngritjes së Akademisë së barinjve.
Mjekët dhe infermierët po i josh Gjermania;
Kuzhinierët po i gllabëron Italia;
Kamionistët i tërheq Franca.
Modelet i thith Dubai;
Kujdestarët e hashashit i kërkon Spanja;
Picierët po i fton Kroacia;
Kuksianët po i tundon Londra;
Korçarët kanë lindur për Amerikën;
Politikanët po i thërret SPAK-u;
Kiko krojti kafkën e vogël dhe pyeti Chat-GPT nëse kishte ndonjë kategori që nuk do të lëvizte nga vendi i shqiponjave, por kur lexoi përgjigjen u bë pishman për pyetjen.

“Gjithologët do të qëndrojnë, nuk ka asnjë tundim që i tund nga studiot televiziveq!”

“-O Zot!” -klithi Kiko, “a ka ku shkon më keq se kaq?”.

Në momentin që mendoi më të keqen Kiko mbylli gojën me të dy putrat dhe u lebetit nga ideja se një ditë ajo që mendoi mund të bëhej realitet:

“Po sikur NATO të marrë Edi Ramën ku do të mbytemi vallë pastaj?!”

Dielli i qershorit i ra Kilos mbi krye: e përvëloi, por edhe e zgjoi nga mendimet egoiste.

“Shqipëria është e vogėl, bota është e madhe! Nevoja ndërkombëtare për lider të vërtetë si ai duhet të kapërcejë nevojat tona banale lokale!

Njerëzimi ka nevojë për të, sot, nesër do të jetë vonë!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Lutfi Dervishi

Po ti sa e ke rrogën?


"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme