30.06.2023 - 13:19
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton do të vijnë në Shqipëri më 4 korrik.
Kjo është vizita e parë e Presidentit të 42-të SHBA, në vendin tonë. Clinton do të ketë takime me liderët kryesorë shqiptarë, ndërsa do të vizitojë disa vende në Shqipëri.
Ai shërbeu si President nga viti 1993 deri në vitin 2001 dhe njihet si miku më i madh i Kosovës.
Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të ndërhyjnë ndaj forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë vitit 1999, për të parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Liberalizimi i vizave me Amerikën?