MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Jam shtatzënë dhe diabetike. Çfarë duhet të kem kujdes?

16.06.2023 - 08:03

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Jam shtatzënë dhe diabetike. Çfarë duhet të kem kujdes?

Mjeku: 1. Mbajtja e një niveli normal të sheqerit gjatë shtatzënisë mbron shëndetin dhe mirëqenien e saj dhe të fëmijës.

2. Glicemia (niveli i sheqerit në gjak) përpara ushqimit duhet të jetë 80-110 mg/dl

3. Dy orë pas bukës vlerat të jenë 155 mg/dl

4. Gjatë shtatzënisë, mjeku duhet t’ju rekomandojë të bëni matje të HbA1c të shpeshta. Objektivi juaj është ta mbani atë në vlerat më të ulëta se 6%.

5. Duhet të bëni vizita dhe ekografi të shpeshta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN