Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euroneës Albania se Shqipëria dhe Kosova duhet të kuptojnë se është Uashingtoni vendi që përcakton rendin botëror dhe si një superfuqi që është SHBA-ja ka edhe interesat e saj në rajon.
Spahiu tha se nuk duhet të “xhelozohemi” kur SHBA ka momente dashurie me armiqtë , tanë, pasi gjeopolitika dhe diplomacia funksionon në bazë të interesave më të mëdha, që sipas tij nuk janë te 4 komunat në veri të Kosovës.
“Dje për herë të parë pati një stërvitje ushtarake të amerikanëve me serbët. Shqipëria duhet të kuptojë një gjë. Shqipëria nuk ka monopolin e dashurisë mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Shqiptarët, Tirana dhe Prishtina duhet të mirëkuptojnë se Uashingtoni përcakton rendin botëror si një superfuqi ushtarake, ekonomike dhe diplomatike dhe në strategjinë gjeopolitike ajo mund të ndodh që me armiqtë tanë në gjeopolitik dhe në diplomaci, mund të ketë momente dashurie.
Në këto momente dashurie ne duhet të kuptojmë se nuk na kanë lënë pas dore. Ata kanë axhendën e tyre të cilën mund ta arrijnë edhe me armiqtë tanë, pasi agjenda e tyre nuk vërtitet rreth 4 fshatrave në veriun e Kosovës. Duhet të jermi të ndërgjegjshëm, interesat janë më të mëdha”,-tha Kreshnik Spahiu.