MENU
klinika

Ja si e kombinuan tre vajzat fustanin

Kida bën “xing” në klipin e ri me Bebe Rexhën dhe Kim Kardashian

22.06.2023 - 08:41

Këngëtarja bukuroshe nga Kosova ka premtuar se me 23 qershor do të lancojë këngën e saj më të re në tregun muzikor.

Në fotografitë e postuara ku tregohen disa nga prapaskenat e klipit duket se kënga do të jetë hit veror.

Kida do të shfaqet në klipin e saj muzikor me veshjen e saj nën markën e “Jean Paul Gaultier”.

Fustani transparent dhe i ngushtë pas trupit do tregojë më së miri linjat perfekte trupore të këngëtares.

Nga ana tjetër fansat e yllit muzikor e kanë parë veshjen e saj edhe më parë në VIP-at me famë botërore si Bebe Rexha dhe Kim Kardashian.

Kjo e fundit e ka veshur këtë fustan në eventin që u zhvillua për ndarjen e çmimeve “People’s Choice Awards” rreth pesë vite më parë.