MENU
klinika

Parti e re e spektrit të djathtë

Kokalari njofton takimin për zyrtarizimin e Lëvizjes Konservatore Shqiptare

10.06.2023 - 11:53

Ish-mbështetësja e Berishës, aktivistja Republikane, Evi Kokalari ka bërë me dije se në 18 qershor nis zyrtarisht takimet për partinë e re Lëvizjen Konservatore Shqiptare. Ajo tha se të ftuar do të jenë edhe përfaqësuestë partive të djathta europiane si dhe të partisë Republikane në SHBA.

Në njoftimin e shpërndarë, Kokalari njofton se hyrja në zyrtarizimin e partisë së re, do të jetë e limituar.

“Të djelën, në 18 Qershor, në orën 12:00 tek Hotel Rogner, Tiranë – fillojmë në mënyrë zyrtare Lëvizjen Konservatore Shqiptare. Kemi të ftuar nga Partitë e djathta europiane dhe nga Partia Republikane Amerikane. Hyrja e lirë por e limituar. Shihemi së shpejti”- shkruan Kokalari.

Formimin e lëvizjes së re brenda spektrit të djathtë, Kokalari e ka njoftuar prej muajsh që pas ‘krisjes’ së raporteve me kreun e Rithemelimit Sali Berisha në momenti nqë ky i fundit zyrtarizoi bashkëpunimin me partinë e Lirisë, bashkëpunim për të cilin Kokalari ka pasur rezerva të shumta. Ajo ka akuzuar Berishën se nuk po mban fjalën e dhënë për të bërë reformimin e duhur brenda së djathtës dhe se nuk po ndjek parimet konservatore ashtu siç pati premtuar në fjalimet e tij në foltoret e organizuara në qytete të ndryshme të vendit.