Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania skandalin e Safet Gjicit duke theksuar se duhet kuptuar qartë në kemi të bëjmë me krim, shkelje administrative, shkelje etike apo me një vepër tjetër.
Sipas tij deri në këto momente nuk ka fakte dhe prova për kryerjen e një krimi. Prokuroria e ka nisur hetimin për të zbuluar përfundimisht nëse marrëdhënia seksuale është kryer në shpërdorim të detyrës apo me dëshirën e vajzës që është në filmim.
“Me dëshirën e vajzës në zyrën e kryetarit të bashkisë nuk është shpërdorim detyre. Vepra penale e parashikuar nga kodi penal thekson, neni 105, parashikon marrëdhënien seksuale të kryer duke shpërdoruar detyrën me vartësit, pra duke kërkuar favore në këmbim të marrëdhënies seksuale. Nuk ka deri në këto momente një denoncim që kjo marrëdhënie seksuale të jetë kryer në këmbim të një favori,” – u shpreh Spahiu.