MENU
klinika

"Serbia të mbajë përgjegjësi"

Kurti konfirmon lirimin e 3 policëve të rrëmbyer

26.06.2023 - 11:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar lirimin e 3 policëve të Kosovës të cilët prej datës 14 qershor janë marrë peng dhe më pas janë lënë në paraburgim nga autoritetet serbe. Në një postim në Twitter, Kurti shkruan se agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan ai.

 

Tre policët u morën peng në veri dhe janë liruar sot. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi në qytetin e quajtur Krelavë.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin