MENU
klinika

Takimi me Borrell në Bruksel/

Kurti: Vuçiç-i nuk pranoi takim trilateral

23.06.2023 - 14:12

Kryeministri Albin Kurti deklaron se takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel ditën e djeshme nuk u zhvillua pasi ky i fundit refuzoi. Në një postim në Twitter, Kurti shprehet se në takimin zyrtar i raportoi Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak lidhur me rrëmbimin e 3 policëve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Themelore.

“U takova me Përfaqësuein e Lartë Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, por pa presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e 3 policëve tanë – të mbajtur për më shumë se një javë – dhe diskutova de-përshkallëzimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, tha Kurti.