MENU
klinika

Akuzohen se paguan për vrasjen e rivalit

Kush janë vëllezërit Pashaj

28.06.2023 - 10:18

Zbardhet dosja penale e dy vëllezërve Pashaj nga Fieri, të cilët për shkak të konflikteve të vazhdueshme për çështjen e borxheve financiare, tentuan dy herë në 2017 dhe 2019 të vrasin kundrejt pagesës, të njohurin e tyre, Aredin Behari.

Mëngjesin e djeshëm SPAK, konfirmoi se në kontratën e vdekjes mes Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasit, për ekzekutimin e Beharit, ishte përfshirë drejtpërdrejt njëri nga vëllezërit, Albert Pashaj. Ky i fundit tashmë është arrestuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer për interes por mbetur në tentativë. Ndërsa vëllai tjetër, Ardian Pashaj është në verifikim e sipër.

Pazari me dy vrasësit me pagesë Hoxhaj dhe Skerdi Tasi është bërë kundrejt 80 mijë eurove, por në dy sulmet me armë të nëntorit 2017 dhe prillit 2019, shënjestra Aredin Behari fatmirësisht ka shpëtuar. Dy vëllezërit Pashaj, që besohet se kanë financuar vrasjen e tregtarit të naftës Aredin Behari, nuk janë të panjohur në policinë kriminale të Fierit. “Ora News” ka zbuluar një dosje penale që flet për Ardian dhe Albert Pashaj, e cila tregon hetimin për pastrim parash që policia dhe prokuroria e Fierit kanë kryer në vitet 2017-2018 ndaj dy vëllezërve Pashaj.

Ky hetim është udhëhequr nga prokurori i çështjes Genci Mane, i cili më pas për shkak të mos sigurimit të provave të mjaftueshme, ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj dy vëllezërve Pashaj. Pushimi i dosjes rezulton të jetë miratuar në datën 29 janar 2021 nga gjyqtari i Fierit, Taulant Banushi. Sipas dosjes hetimore, thuhet se sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Fier, ka referuar një informacion se vëllezërit Ardian Pashaj dhe Albert Pashaj, kanë siguruar pasuri në mënyrë të pajustifikuar dhe të paligjshme. Sipas këtij informacioni, dy vëllezërit zotëronin shuma të konsiderueshme, në të holla dhe disa pasuri të paluajtshme në disa qytete të vendit.

Në funksion të verifikimit të këtij informacioni, prokuroria Fier i është drejtuar institucioneve shtetërore dhe private, duke siguruar të dhënat në lidhje me të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të Ardian Pashaj dhe Albert Pashaj. Nga përgjigjet e ardhura nga hipoteka e Fierit, ka rezultuar se dy vëllezërit zotëronin disa pasuri të paluajtshme në Fier dhe Patos. Nga të dhënat që janë siguruar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë që ushtrojnë veprimtarinë tregtare në Shqipëri, ka rezultuar se Ardian Pashaj, ka pasur llogari dhe ka kryer transaksione në disa prej tyre, por në shuma të vogla. Ndërkohë hetimi ka zbuluar se në llogarinë e vëllait tjetër, Albert Pashaj, në një bankë të nivelit të dytë, nga muaji janar 2017 e në vazhdim, kreditohet çdo muaj shuma 100,000 lekë, me përshkrimin se është pagesë qiraje.

Hetimet e prokurorisë janë shtrirë edhe tek Interpol Tirana, duke kërkuar informacion nëse dy vëllezërit kishin rekorde kriminale në ndonjë shtet të huaj. Për shkak se të dhënat e tyre ishin zero në bankën kriminale të “Interpol Tirana”, prokuroria e Fierit në 2020 kërkoi pushimin e ndjekjes penale për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” ndaj dy vëllezërve Pashaj.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier