Emisari i dialogut të Bashkimin Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë thirrje që zgjedhjet e reja komunale në Veri duhet të mbahen sa më shpejt.
Lajçak tha në një intervistë për Euronews Serbia se zgjedhjet e reja duhet të mbahen në muajt në vijim dhe kjo ishte një nga pikat për të cilat Vuçiç dhe Kurti kanë rënë dakord.
Ai ka theksuar se kryetarët aktual të bashkive nuk kanë legjitimietitn që duhet të kenë, duke shtuar se kryetar komunash me legjitimiet mund të jenë vetëm ata të zgjedhur nga serbët e Kosovës.
“Sigurisht që zgjedhjet e reja duhet të mbahen në muajt në vijim. Dhe kjo ishte një nga pikat për të cilat Vuçiq dhe Kurti ranë dakord. Është e qartë se kryetarët e bashkive nuk kanë legjitimitetin që duhet të kenë.
Kryetar komunash me legjitimitet mund të jenë vetëm ata të zgjedhur nga serbët e Kosovës. Pyetja me të cilën po merremi është se kur dhe si do të arrijmë atje. Dhe sigurisht, që serbët të kenë motivimin për t’u ndjerë të sigurt dhe se kemi zgjedhje të lira”, tha i dërguari i BE.