Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë shihet me skepticizëm nga mjekët. Ish-shefi i shërbimit të Toksikologjisë Zini Sulaj, i cili punon me pacientë me varësi nga drogat flet për problemet që do të sjellë miratimi i këtij ligji, ashtu siç ndodhi dhe në vendet e tjera.
Mjeku toksikolog shprehet i bindur se legalizimi i kanabisit mjekësor do të shkaktojë më shumë dëme ne shoqëri, veçanërisht tek të rinjtë, se sa përfitime ekonomike për shtetin.
Për ekspertin e toksikologjisë ligji që lejon kultivimin dhe përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore duhet të shoqërohet më politika edukative në shkolla për të njohur rrezikun nga përdorimi i drogave të ndryshme.
Kanabisi është një bar alternativ, jo jetë-shpëtues, që mund përdoret vetëm për një numër të kufizuar sëmundjesh, nga pacientët më HIV, me epilepsi, ata që vuajnë nga skleroza multiple dhe pacientët që kryejnë kimioterapi.
Ndërkohë mjekët theksojnë se janë rritur shifrat e përdoruesve të drogave, ku veç hashashit adoleshentët po konsumojnë dhe kokainën.