MENU
klinika

Analiza

Emri i liderit të ri të NATO-s, “marrëveshje e mbyllur”

30.06.2023 - 15:25

jens Stoltenberg do të qëndrojë si shefi i NATO-s edhe për një vit.

Kështu thanë për “Politico” katër persona të njohur me vendimin. Një zyrtar amerikan tha se zgjatja e udhëheqjes së Sekretarit të Përgjithshëm është “një marrëveshje e përfunduar”.

Një diplomat i lartë nga Evropa Perëndimore tha se “do të zyrtarizohet javën e ardhshme”. Po ashtu edhe një diplomat i lartë nga Evropa Lindore dhe një zyrtar i lartë i NATO-s konfirmuan se ka konsensus brenda aleancës për një zgjatje të mandatit të tij.

Siç shkruan “Politico”, zyrtarëve iu dha anonimiteti sepse ata nuk ishin të autorizuar për të njoftuar lëvizjen përpara shpalljes zyrtare.

Lëvizja për të mbajtur Stoltenberg po përflitet kudo dhe vjen përpara një samiti të madh të NATO-s në Vilnius, Lituani muajin e ardhshëm, i cilësuar si një nga mbledhjet më të rëndësishme të aleancës ndër vite, mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

Competition for the new NATO leader: Who are the main contenders | Loki Magazine

Aleatët donin të merrnin një vendim, nëse do ta mbanin sekretarin e përgjithshëm në vend apo do të gjenin udhëheqës të ri përpara takimit të 11-12 korrikut.

Stoltenberg, një ish-kryeministër norvegjez, ka shërbyer si shefi i NATO-s që nga viti 2014 dhe tashmë i është zgjatur mandati disa herë.

Aleatët kaluan muaj duke menduar për një pasardhës dhemes kandidaturave ishte edhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace në shqyrtim.

Edhe londinezja “The Times”, raportoi të mërkurën se një njoftim do të bëhet javën e ardhshme.

Vetë Stoltenberg ka pohuar prej kohësh se nuk është shumë pro idesë për të qëndruar në Bruksel. “Unë s’kërkoj një zgjatje, e kam deklaruar shumë herë më parë,” sqaroi ai së fundmi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN