Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me projektligjin e miratuar nga qeveria shqiptare, që i hapi rrugë legalizimit të kanabisit për arsye medicinale.
Në një reagim në ‘Facebook’ Shehu thekson se ky vendim është dhuratë mizore nga Rama për të rinjtë shqiptarë.
Mes të tjerash ai thekson se me këtë ligj do të shumëfishohet përdorimi i drogave në vendin tonë, ndërsa pasojat sipas tij do të jenë të mëdha.
REAGIMI I SHEHUT
Legalizimi i kanabisit, “dhurate” mizore e Rames:
1-Vecanerisht nje “dhurate” mizore per te rinjte:
Ne Shqiperi ky ligj do te shumefishoje perdorimin e drogave ne terresi.
Pasoja eshte vartesia nga ato, probleme te shendetit mendor, morale!
Kanabisi eshte nje shperthyes i skizofrenise.
Ai eshte nje droge, prekursor per perdorimin e drogave te forta.
Reth 85% e te shtruarve ne repartin e toksikologjis ne QSUT me mbi doze droge…e kane filluar kete kalvar me kanabisin.
2-Eshte dorezim i vendit tone tek grupet kriminale te droges, trafiqet..
Ata kane percaktuar dhe “harten” e zonave, kufijte e secilit!
Kjo “harte” eshte miratuar tashme.
Aq sa prej muajsh po transportojne e instalojne ne parcelat e tyre impiantet e ujitjes, infrastrukturen.
Mjafton te observohen keto levizje psh ne zona te Qarkut te Gjirokastres….
3-Per pasoje do te jete dhe nje goditje tjeter e imazhit nderkombetar te Shqiperise se trafiqeve!
4-Eshte gjithashtu nje shkaterrues i zhvillimit ekonomik.
Asnje vend nuk krijon prosperitet per qytetaret nepermejt aktiviteteve, qe lidhen me drogen.
Kanabisi “mjekesor” eshte vetem etiketa me “sheqer” per te fshehur te verteten.
Por dhe ai vete nuk do te sillte asnje permiresim ekonomik per vendin tone.
Iluzione e mashtrime qeveritare keto!
Prandaj te gjithe duhet te reagojne me force: mjeket, mesuesit, punonjesit sociale, te rinjte, shoqeria civile, politika e pergjegjeshme…
Ndoshta kete here shqiptaret do te reagojne ashtu si duhet ndaj ketij “atentati” te rrezikshem!