MENU
klinika

Nga “non gratat” te bllokimi i fondeve

Tensionet në veri/ Ja lista e sanksioneve që e pret Kurtin

07.06.2023 - 14:57

Situata në veri të Kosovën nuk ka tensionuar vetëm marrëdhëniet me Serbinë, por dhe me Shtetet e Bashkara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

“Euronews.al” ka siguruar tekstin e qeverisë amerikane, ku thuhet se do të merren saksione ndaj Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla nëse nuk përmbushin detyrën dhe qetësojnë situatën në veri të Kosovës.

Faza e parë e saksioneve do jetë ngrirja e fondeve të BE dhe procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës, fondet amerikane dhe projekte të tjera të financuara nga Perëndimi.

Faza e dytë do të ishte qëndrimi pasiv i aleatëve të Kosovës ndaj fushatës së Serbisë për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, një riorganizim i prezencës ushtarake ndërkombëtare dhe një reduktim në shkallë të gjerë i kontigjentit amerikan në Kosovë, si dhe përjashtimi i Kosovës nga organizata të caktuara ndërkombëtare.

Po ashtu thuhet se do të sanksionohen Kurti dhe Sveçla dhe mund të shpallen “non grata” nëse situata në veri përkeqësohet “me justifikimin se ata janë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.

Kujtojmë që pak më parë në një intervistë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se është pro zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit.

Ajo u shpreh se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje në katër komunat nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë, teksa tha se kjo është mënyra më demokratike për të vazhduar zgjedhjet e reja.

Kujtojmë që në veri të Kosovës u zhvilluan disa protesta të dhunshme në katër komuna veriore pasi Kosova vendosi kryetarë komunash shqiptarë etnikë të cilët u zgjodhën në zyra me një pjesëmarrje prej vetëm 3.5%. Serbët, të cilët formojnë një shumicë në rajon, bojkotuan zgjedhjet lokale.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin