23.06.2023 - 16:40
Zjedhjet lokale për Bashkinë e Rrogozhinës do të zhvillohen në datë 23 Korrik. Kështu ka propozuar ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërkohë pritet që vendimi përfundimtar të merret të hënën.
Kolegji Zgjedhor vendosi të ripërsërisë zgjedhjet në Rrogozhinë pas ankinimit të rezultatit nga ana e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Nga ana tjetër pritet që në ditët në vijim të caktohet një datë edhe për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit pas shpalljes së vakancës nga ana e qeverisë.
Kukësi mbeti pa kryebashkiak, pas dorëheqjes së Safet Gjicit i cili u përfshi në një skandal seksual pas publikimit të një video nga zyra e tij.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Për të ruajtur profesionalizmin dhe pavarësinë e institucioneve”
E plotë/ Çfarë parashikon formula e propozuar nga opozita për KQZ
Nga Andi Bushati
Kë do të kthejë PD në parlament?
Pse LSI nuk mori mandat?
Çfarë doli nga rihapja e kutive në Berat?
Opozita nuk pranon humbjen në 3 qytete