MENU
klinika

Analiza

Si SHBA po ia merr “kalanë nga brenda” Kinës

13.06.2023 - 15:05

Ishte kryeministri australian, Anthony Albanese, ai që e krahasoi dialogun diplomatik me një lloj “pengese” për të shmangur katastrofën përballë konkurrencës në rritje midis fuqive të mëdha, midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për dominimin e Indo-Paqësorit. Uashingtoni nuk ka ndërmend të humbasë kontrollin e rrugëve themelore që e lidhin atë me Azinë, përtej Oqeanit Paqësor. Të bësh një hap prapa, për Shtëpinë e Bardhë, do të nënkuptonte t’i jepte “Dragoit” mundësinë për të hedhur hapin e fundit në rrugën drejt fuqisë globale, atë që ka kërkuar prej dekadash. Gjiganti aziatik, tashmë një gjigant tregtar dhe ekonomik, dëshiron të kthehet në protagonist, para së gjithash, në oborrin e tij të shtëpisë dhe pastaj në ujërat e Indo-Paqësorit.

Beteja në Indo-Paqësor

“Kjo nuk është një politikë frenimi. Nuk ka të bëjë me vendosjen e pengesave në rrugën e përparimit apo potencialit të një kombi. Këto janë struktura të thjeshta praktike, për të parandaluar skenarin më të keq. Dhe parakushti thelbësor për këtë është sigurisht dialogu”, utha Albanese rreth 600 ministrave të mbrojtjes, udhëheqësve ushtarakë, zyrtarëve të lartë dhe ekspertëve të sigurisë nga mbi 40 vende që mbërritën në Singapor, në hotelin Shangri-La. Duket se nevojitet jo dialog, por një rrjet aleancash për të “zbutur” ngritjen e Pekinit. Zemra e konkurrencës midis SHBA-së dhe Kinës është e vendosur në Indo-Paqësor.

US–China rivalry intensifies in the Pacific | East Asia Forum

Rrjeti amerikan

Ndërkohë, Uashingtoni mbështetet tek në marrëveshje të rëndësishme mini-laterale të sigurisë në të gjithë rajonin: Dialogu Katërpalësh i Sigurisë (Quad), i cili përfshin Australinë, Indinë dhe Japoninë, dhe Aukus, me Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Aukus planifikon të furnizojë vendin me një flotë nëndetësesh me energji bërthamore, një veprim që ka alarmuar Xi Jinping, duke qenë se anije të tilla mund të lundrojnë në Detin e Kinës Jugore, duke shqetësur Kinën.Një nga sukseset më të mëdha të politikës së jashtme të administratës Biden përkoi me “shkrirjen” midis Koresë së Jugut dhe Japonisë. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Seuli dhe Tokio u bënë partnerë strategjikë të Uashingtonit, dy bastione të besuara që SHBA, në vitet në vijim, do të mund t’i vendoste në një rajon delikat. Me synimin, kuptohet, për të frenuar “kërcënimet e kuqe” të mishëruara fillimisht nga Bashkimi Sovjetik dhe më pas nga Kina. Megjithatë, dy vendeve duket se i mungon dëshira e përbashkët për të frenuar Kinën, dhe nuk japin përshtypjen se duan të mbyllin të gjitha dyert, siç do të donin Shtetet e Bashkuara në vend të kësaj.

Partnerët e vegjël

Uashingtoni dëshiron të përfshijë gjithnjë e më shumë partnerë të tjerë Indo-Paqësor. Kohët e fundit, u bë e ditur se Shtetet e Bashkuara përdorin katër baza të reja ushtarake në  Filipine, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar midis dy vendeve në 2014. Për Biden-in do të ishte jetike të angazhohej India, e cila është pjesë e Quad-it, por që vazhdon të zbatojë një linjë politike pragmatike, e kujdesshme për të mos ndryshuar ekuilibrin e brishtë në të cilin gjendet. Është shumë më e lehtë të ndërhysh me lojtarë më të vegjël, si për shembull Zelanda e Re. Çështja është komplekse, duke qenë se vendet e Azisë Juglindore nuk duket se kanë ndonjë qëllim të mbajnë anë, të paktën publikisht. Megjithatë, Uashingtoni po i afrohet Vietnamit, në përgjigje të manovrave kineze në Kamboxhia, por ende nuk ka siguri edhe për to.

China's Indo-Pacific fears show need for diplomacy | Financial Times

Frenimi i Kinës

Ndërkohë, paralelisht me SHBA-në, Kina ka drejtuar gishtin nga Shtëpia e Bardhë. “Nuk ekziston një koncept i tillë si Indo-Paqësori në gjeopolitikë. Është një koncept i krijuar nga Shtetet e Bashkuara. Në të kaluarën, njerëzit flisnin për Paqësorin ose rajonin e Azi-Paqësorit, kurrë për Indo-Paqësorin. Pse amerikanët përfshinë Oqeanin Indian? Kjo ndodh sepse ata besojnë se vetëm aleatët e tyre të Azi-Paqësorit nuk janë më të mjaftueshëm për të frenuar Kinën, ata duan të përfshijnë Indinë dhe aleatët e tjerë të SHBA-së, që e shohin veten si një vend Indo-Paqësor. Kjo është e gabuar”, tha diplomati dhe ambasadori kinez në Francë, Lu Shaye. Sfida SHBA-Kinë po bëhet gjithnjë e më inkandeshente.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rruga e re e mëndafshtë"

5 mite për projektin gjigand kinez

Efekti domino global nga lufta në Ukrainë

“Trekëndëshi aziatik i vdekjes” kërcënon SHBA