MENU
klinika

Medalje e artë nga 'divani'

Luiza Gega në majë të Evropës

26.06.2023 - 12:28

Luiza Gega është konfirmuar si atletja më e mirë në Lojërat Evropiane Ekipore që u zhvilluan në Poloni. Gara e 3 mijë metrave me pengesa pa kampionen shqiptare që të vendoste kohën 9 minuta 17 sekonda dhe 31 të qindtat, duke bërë më mirë se kushdo tjetër në Evropë, për të vendosur në rekord të ri në këtë disiplinë.

Gega ishte e vendosur në divizionin C të këtij kampionati, ndërsa edhe fituesja e divizionit A, polakja Alicja Konieszek nuk mundi të lërë pas Gegën duke shënuar kohën (9’38”72).

Kësisoj Gega merr medaljen e artë në Lojërat Ekipore për këtë disiplinë, duke shënuar suksesin e 11-të në këtë event që zhvillohet prej 2009. 34-vjeçarja vendos rekord me këtë kohë në një kampionat Evropian në këtë garë, teksa më mirë se ajo ka bërë vetëm rusja Gulnara Samitova në Olimpiadën e Pekinit në 2008.

Gega barazohet me kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio me 11 fitore në historinë e kampionateve të ndryshme evropiane, teksa dy herë ka dalë në vendin e dytë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin