12.06.2023 - 10:01
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë.
Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë ka humbur jetë një 28-vjeçar.
Viktima është drejtuesi i motori dhe është identifikuar si Sherif Metushi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi Sh. M.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.