MENU
klinika

Turizëm

Margariti: 41 457 vizitorë në kalatë historike të vendit

10.06.2023 - 13:29

Gjashtëmujori i parë i këtij viti, ka shënuar rritje të fluksit të vizitorëve në kalatë historike të Shqipërisë, që falë restaurimeve të kryera viteve të fundit janë kthyer në atraksione tërheqës për turistët vendas dhe të huaj.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila informoi se për këtë periudhë janë regjistruar 41 457 vizitorë.

Margariti ndau po ashtu në rrjetet sociale shifrat e rritjes së ndjeshme të vizitorëve në kalatë historike gjatë viteve të fundit.

Shifrat e 6-mujorit të parë të këtij viti paraqesin një rritje të ndjeshme të fluksit të vizitorëve krahasuar me vitin 2020 kur kishte vetëm 12 183 vizitorë, ndërkohë që në vitin 2021 kishte 20 756 vizitorë.

Në vitin 2022 kalatë dhe monumentet e tjera të vendit u vizituan nga 24 832 vizitorë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit