MENU
klinika

Konfirmohet në Francë

Mbappe njofton me shkrim PSG-në për largim

13.06.2023 - 16:31

PSG është tronditur orët e fundit pasi Kylian Mbappe ka njoftuar me shkresë zyrtare klubin se nuk dëshiron që të rinovojë kontratën. Palët kanë marrëveshje deri në verën e 2024, teksa opsioni ishte që këtë verë sulmuesi të rinovonte me një vit, pra deri në verën e 2025.

Një gjë e tillë nuk do ndodhë, me sulmuesin që ka futur në siklet sheikët e PSG-së. Tanimë, nëse nuk duan që Mbappe të largohet falas sezonin që vjen, klubi do duhet ta shesë këtë verë.

Ofertat për të nuk mungojnë, me Real Madridin që dëshiron të përfitojë nga situata dhe të bëjë të vetin sulmuesin, dukshëm me një çmim më të ulët për shkak të rrethanave.

Në një periudhë kur PSG-ja është me bilance negative për shkak të Fair Play financiar, shitja e Mbappe do rregullonte librat e llogarisë së PSG-së. Fakt është se Mbappe është i lidhur me një kalim te Reali në La Liga, me Galaktikët që e shohin si zëvendësuesin e Benzema.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin