MENU
klinika

Ja kur është caktuar

Mbledhja Shqipëri- Kosovë, Kurti zbulon datën kur do të mbahet

07.06.2023 - 13:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ka njoftuar se takimi i përbashkët i dy qeverive Kosovë dhe Shqipërisë do të mbahet më 14 qershor në Gjakovë. Kryeministri i Kosovës ka dhënë detaje rreth takimit, ku theksoi se gjatë mbledhjes do të nënshkruhen marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes.

“Sot një javë do të jetë mbledhja e nëntë e përbashkët e Qeverisë tonë dhe Qeverisë së Shqipërisë, e treta në më pak se dy vjet. Kësaj radhe Gjakova do të na bashkojë e marrëveshjet që do të nënshkruajmë do të na afrojnë edhe më shumë. Duke pasur parasysh ndikimin pozitiv e të drejtpërdrejt që marrëveshjet e deritanishme kanë pasur në jetën e qytetarëve dhe bizneseve si dhe shkallën e lartë të zbatimit të tyre, në mbledhjen e radhës do të nënshkruajmë edhe disa të tjera në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbrojtjes”,- deklaroi Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.

Kurti përmendi gjithashtu se në mbledhjet e deritanishme janë nënshkruar 41 marrëveshje.