MENU
klinika

SYRIZA merr pak vota

Mbyllet votimi në Greqi, Exit Poll tregon fitues partinë e Mitsotakis

25.06.2023 - 18:52

Janë mbyllur kutitë e votimit në Greqi dhe kanë dalë vlerësimet e Exit Poll, ku tregojnë fituese bindshëm Demokracinë e Re.

Exit Poll flet për një fitore të madhe, ku tregon e partia e Kyriakos Mitsotakis merr një përqindje prej 40% me 44% të votave në zgjedhjet e sotme duke siguruar pavarësinë për formimin e qeverisë.

Për SYRIZA-n , exit poll jep përqindje nga 16.1% më e ulëta në 19.1% më e larta, një performancë më e ulët se ajo e zgjedhjeve të majit.

PASOK /KINAL del në exit poll-in e kompanive të sondazheve me përqindje nga 10% në 13% dhe KKE nga 7.2% në 9.2%.

Kujtojmë që këto zgjedhjet janë raundi i dytë, dhe mbahen pas 30 ditësh pas zgjedhjeve parlamentare ku konservatorët arritën fitore me diferencë të madhe ndaj të majtëve, por nuk mundën të siguronin shumicën parlamentare për shkak të sistemit të thjeshtë proporcional.

Kujtohet se në zgjedhjet e majit rezultatet përfundimtare për këto parti ishin:

Demokracia e Re 40.79%

SYRIZA 20.07%

PASOK 11.46%

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi