26.06.2023 - 11:55
Një 80-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë. Policia bën të ditur se viktima ka inicialet M.H e se ngjarja ishte aksidentale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi M. H., rreth 80 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.