MENU
klinika

93 vjeçarja që qëndis trashëgiminë

Me pe e gjilpërë një jetë të tërë!

24.06.2023 - 20:52

Duart e Mide Vokrrit nuk e kanë ndarë kurrë perin dhe gjilpërën. As sot që gëzon 93 vite jetë. Qëndisjen e ka nisur që në vegjëli. Nuk ka pasur dikë t’ja tregojë zanatin, punën e ka mësuar duke parë zonjat e fshatit.

Asokohe gjetja e copave dhe aksesorëve për qëndisje ishte e vështirë e megjithatë Mide Vokrri gjithmonë e gjente zgjidhjen për të pasur gjithë çfarë i duhej për të zbukuruar veshjet tradicionale mbulesat apo perdet e shtëpisë.

Edhe sot që ka hyrë në dekadën e 9 të jetës së saj e gjen me copa ndër duar. Thotë se u ka përgatitur kostume fëmijëve të nipërve dhe mbesave. Në Malin e Bardhë të Kurbinit Midenë nuk e njohin vetëm si qëndistarja duarartë por edhe si burrneshë.

Nuk është martuar kurrë. Jetën ka zgjedhur ta jetojë pa një mashkull përkrahë. Në këto ditë të pleqërisë pranë ka nipër e mbesa. Për zgjedhjen e bërë nuk është penduar.

Rrugëtimin jetësor Mide Vokrri, burrnesha duarartë e Kurbinit, e cilëson të lumtur e dëshmi ka buzëqeshjen që ja ravijëzon gjithë fytyrën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A luftonin krahë familjes?

Si dallohen burrneshat nga gratë e tjera?

"E vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshe e tillë"

BBC reportazh për burrneshat shqiptare: Kjo është botë burrash.

Nga Artan Fuga

Ne që kemi mbetur