MENU
klinika

Tensionet në veri

Merren peng 3 policë në Kosovë, reagon Kurti: Dyshohet se ka gisht ushtria serbe

14.06.2023 - 17:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një statusi ka reaguar për rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë në Veri. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai bën me dije se dyshohet se rrëmbimi i 3 policëve është bërë nga ushtria serbe si një shenjë hakëmarrjeje për arrestimin një ditë më parë të Millun Millenkoviçit, drejtues i Mbrojtjes Civile në veri.  Kurti ka thënë që hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për rritje të tensioneve. Kryeministri ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre efektivëve dhe ka ftuar faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

“Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviç – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN