MENU
klinika

Artur Ajazi

Moralistët

19.06.2023 - 15:00

Që veprimi i Gjicit, ishte një shkelje e rëndë e etikës dhe shpërdorimit të detyrës, kjo nuk ka asnjë diskutim. Por që të merreshin kaq gjatë “moralistët” me atë ç’ka ndodhi në zyrën e tij në Kukës, edhe kjo nuk durohet. Prej ditësh, ata që dikur (por edhe sot) e kanë shkelur hapur moralin e zyrtarit, drejtuesit dhe funksionarit, sot gjetën videon e Gjicit, dhe po merren gjatë me strohillime banale si “kjo është fytyra e kësaj qeverie, kjo tregon pamoralitetin e kësaj qeverie”, etj..

Kur dëgjoj dhe lexoj komentet dhe analizat e tyre, më kujtohet se si deri para 2013, zyrat e shtetit ishin kthyer në skuta pazaresh dhe orgjirash. Nuk mund të gjeje pun, pa paguar, pa shkuar pr “kafe” me shefin, drejtorin, zv.ministrin apo ministrin. Kjo ishte taksative.

Askush nuk mund të dalë dhe ta mohojë. Atëhere, pse merreni me Gjicin. Ka institucione dhe organe komp-etente që do ta ndëshkojnë ish-kryetarin e Kukësit. Gjyqin nuk mund t’ja bëjnë ata që i kthyen zyrat e shtetit dikur në vende orgjirash. Moralistë të tillë, mund të gjesh vetëm në kampin e dështuar politik të një opozite e cila është katandisur në organizatë “fronti demokratik lagjesh”.

Moralistët e saj, ata që botojnë “analiza dhe editoriale të thella”, ata që merren me “fenomenin dhe Gjicin”, kanë harruar të merren me problemet e pambyllura të padronëve të tyre. Gjëja më e lehtë dhe më e parë që bëjnë përgjithësisht “soji i tyre” sot, është angazhimi në misione morali.

E marrin urdhërin dhe sms nga selia blu, dhe i turren “viktimave” apo atyre që i “shket” këmba, dhe ç’nuk i sajojnë. I hapin letrat nga shkolla e mesme deri në ditën e parë të punës. Dhe lëre pastaj, kur “viktimës” i del një video e tillë. E kasakrojnë me akuza dhe sulme, duke mos harruar kryesoren, sulmin ndaj kryeministrit Rama. Hyjnë dhe dalin, ulen dhe shkruajnë, dhe “shpirti” nuk u ndahet nga Edi Rama.

Me çdo mjet kërkojnë të baltosin qeverisjen, kryeministrin, bashkitë, dhe çdo ministri, mjafton të gjejnë rastin e një shkarkimi apo arrestimi. Por dua ti kujtoj “moralistëve” se, sikur të hapen “fletët” e historive të qeverisjes së para 2013, besoj se nuk ka prokurori në Shqipëri, ti marrë në dorëzim bëmat e tyre, aq të shumta janë, pasi gjithmonë ka munguar ndëshkueshmëria ligjore ndaj tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN