MENU
klinika

Në garë edhe për Frattesin

Ndizet Serie A, Milan kërkon Lukakun me paratë e sheikëve!

22.06.2023 - 13:06

Sandro Tonali ka pranuar kalimin te Newcastle dhe është gati të largohet nga Milani, me kuqezinjtë që do arkëtonin 70 milionë euro. Janë të shumtë emrat që janë shfaqur në orët e fundit në merkto, si në mesfushë ashtu edhe në sulm, dhe ndër ata që tashmë njihen si Guler, Thuram dhe Frattesi, çuditërisht është shfaqur edhe Romelu Lukaku.

Këtë raporton La Gazzetta dello Sport, sipas së cilës në Casa Milan është pjekur ideja e bujshme për të “rrëmbyer” nga Interi jo vetëm Frattesi, por edhe sulmuesin belg të Chelsea-s, i cili vështirë se do të mbetet në Londër. Operacioni duket shumë i vështirë sepse lojtari është shumë i lidhur me zikaltërit, teksa Zhang dhe klubi i Interit po bën gjithçka për ta rikthyer në Milano, gjithmonë në formë huazimi, por “Djalli” mund të negociojë blerjen e tij direkte. Çmimi? 40 milionë euro, një shumë që Interi nuk mund ta paguajnë për momentin, ndërsa Milani po.

Pak a shumë të njëjtën shumë që Sassuolo kërkon për Davide Frattesin dhe gjithashtu në këtë rast me paratë e Newcastle në xhep, Milani mund të përshpejtojë dhe të mposhtë Interin, Juventusin dhe Romën. Vullneti i lojtarit do të jetë përcaktues, pikërisht si në rastin e Marcus Thuram, të cilit i është ofruar një kontratë ekonomike prej 5 milionë në sezon dhe roli qendror në projektin e Piolit për të tentuar të kapërcejë konkurrencën nga PSG.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës