29.06.2023 - 10:06
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake, qëllimi i aksioni ka qenë kapja e personave të përfshirë në fushën e narkotikëve.
Deri më tani bëhet fjalë për dhjetëra të arrestuar, por nuk dihet identiteti i tyre dhe as vepra penale për të cilën u janë vënë prangat.
Operacioni po drejtohet nga Drejtoria e Policisë së Shtetit. Kjo e fundit pritet të dalë me një njoftim zyrtar, për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin.