MENU
klinika

Analiza

Në Rusi të gjithë po luftojnë për “majën e kullës” së Kremlinit

29.06.2023 - 15:00

Dy terma janë përdorur për të etiketuar ngjarjet që kanë tronditur Rusinë në orët e fundit: grusht shteti ose rebelim/kryengritje, Në të dyja rastet, është e vetëkuptueshme, përpjekjet e kreut dhe themeluesit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ish-“kuzhinierit” të Vladimir Putinit, e shqetësuan mikun e tij të vjetër.Megjithatë, ekziston një “çelës i tretë” ose i katërti, nëse marrim parasysh edhe hipotezën e daljes bllof nga Putini. “Çelsësi” i fundit është lufta brenda Rusisë, konfliktet midis grupeve të fuqisë rivale dhe palëve të kundërta. Në media ata quhen kudo “banda”. Rusia duket si shtet gjysmë feudal në duart e disa njerëzve të mbledhur rreth liderëve të ndryshëm, apo komandantëve të luftës, të gatshëm për të shfrytëzuar dobësinë e shefit të madh për të vjedhur postin e tij komandues në majë të kullës së Kremlinit. Kur flasim për bandat brenda Rusisë, nuk duhet të mendojmë për një lloj “Far West” të ndarë në zona të shumta, secila në duart e një bande të ndryshme. Përkundrazi, bandat që janë përplasur kohët e fundit nën hijen e Moskës, kanë të njëjtin funksion dhe rol si “qarqet magjike” famëkeqe që mbështesin liderë të ndryshëm në vendet perëndimore. I vetmi ndryshim i madh, i madh, thelbësor është se bandat flasin një gjuhë tjetër. Jo vetëm nga pikëpamja e idiomës, por edhe nga ajo faktike.

Putin, secure in power, sets stage for long and draining war | The Japan Times

Lufta e bandave

Protagonistët e rebelimit janë “aktorët” politikë dhe ushtarakë të Putinit, por vijnë nga dy “familje” të ndryshme pushteti. Prigozhin u bë i pasur dhe i fuqishëm përmes miqësisë së tij me presidentin rus. Ai krijoi një organizatë mercenarësh, e cila në front, krahas ushtrisë ruse, pati ndikim vendimtar si në Siri ashtu edhe në Ukrainë. Në një moment të caktuar të të ashtuquajturit operacion special ushtarak në tokën ukrainase, themeluesi i Wagner filloi të sulmonte udhëheqjen ushtarake të Kremlinit, herë për mos dërgimin e municioneve dhe armatimeve të nevojshme, herë duke kritikuar vendimet e tyre strategjike në fushë-betejë. Putini planifikoi të shuante çdo grindje të mundshme në fillim, me dekret presidencial, duke urdhëruar që të përfshinte luftëtarët e Prigozhin në forcat zyrtare të armatosura. Por, në atë moment, ish-“kuzhinieri” presidenciale humbi toruan, duke hyrë në Rostov-on-Don me njerëzit e tij, për të marshuar më pas drejt Moskës me objektiva aspak të qarta. Në fund, falë ndërmjetësimit të Aleksandër Lukashenkos, presidentit bjellorus, situata u normalizua shpejt. A janë vetëm ngjarjet në Ukrainë që kanë shkaktuar revoltën e dështuar të kreut të Wagner? Mesa duket jo. Është e mundur që të ketë shpërthyer një luftë midis bandave kundërshtare brenda Rusisë, të quajtura ndryshe “razborka”.

Bad Idea: Dismissing Russia as a Declining Power in U.S. Strategy | Defense360

Moska kundër Shën Petersburgut

Për analisten Velina Tchakarova ajo që ndodhi fundjavën e kaluar nuk ishte një grusht shteti i Prigozhin. Sipas saj, duhet të fillojmë të flasim më tepër për “një luftë të brendshme mes bandës së Putinit në Shën Petersburg dhe bandës së Moskës së Gerasimov dhe Shoigu”, dy ministrat e Putinit. Duke pasur parasysh se zgjedhjet e ardhshme në Rusi janë planifikuar për më 17 mars 2024, nuk mund të përjashtohet që grupet kundërshtare të pushtetit e kanë parë të arsyeshme që fillimi i fushatës elektorale të jetë disi i turbullt. Për BBC- në, “kokteji toksik” i xhelozisë , rivalitetit dhe ambicies që shkaktoi konfrontimin e afërt midis Moskës dhe Wagner-it do të kërkonte muaj, mbase vite, përgatitje. Sergey Shoigu dhe Valery Gerasimov, përkatësisht ministër i mbrojtjes dhe shefi i shtabit të përgjithshëm, janë kthyer në institucionin e Moskës. Ndërsa Putini, edhe pse kreu i Kremlinit, vjen nga e ashtuquajtura klikë e Shën Petersburgut, e njëjta që arriti të frenojë ambiciet e moskovitit falë veprimit të presidentit aktual rus. Mes dy zjarreve gjejmë Prigozhin, i cili, megjithë fuqinë në rritje të akumuluar ndër vite, në thelb ka mbetur i huaj për të dy. Dhe më e rëndësishmja, ai kurrë nuk ka gjetur një vend të spikatur në rrethin e ngushtë të ngushtë të këshilltarëve të Putinit. Kreu i Wagner-it mund të ketë humbur durimin dhe mendoi se ishte koha për të ndryshuar gjithçka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Prigozhin fitoi 80 miliardë rubla"

Putin: Wagner u financua plotësisht nga Rusia

Çfarë do të bëjë Putin për Bjellorusinë?

ANALIZA: Katër opsione për Moskën