MENU
klinika

Gazment Bardhi: Jam vetëm me PD

“Nëse Berisha kthehet në krye të partisë, tërhiqem nga politika”

08.06.2023 - 22:07

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se në rast se Sali Berisha do të zgjidhet kryetar i PD, ai do të tërhiqet nga politika.

Në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, ai u shpreh se akuzohet se është i shitur te të dy palët por shtoi se nuk është me askënd, por vetëm me Partinë Demokratike.

“As Gaz Bardhi dhe as deputetë nuk kanë asnjë mundësi për të çuar asgjë askund mund të jetë edhe ngarkesa. Kanë marrë sqarime që kjo është e pavërtetë. Ajo platformë që ka propozuar grupi parlamentar është propozuar nga Enkelejd Alibeaj në prill të vitit 2022.

Del zoti Berisha dhe më thotë je i shitur të Edi Rama. Unë i qëndroj koherent qëndrimeve të mia brenda Partisë Demokratike. Unë i qëndroj koherent qëndrimit tim. Në këtë moment akuzohem se jam i shitur te Sali Berisha. Unë nuk jam me askënd. Jam me Partinë Demokratike.

Do të jem përjetë me PD. Kur ka pasur një ngërç ligjor dhe partia rrezikonte të drejtohej ligjërisht nga PD kam bërë deklaratën se nëse Berisha është kryetar i PD, dhe kandidat për kryeministër, Gazment Bardhi tërhiqet nga politika. Është një alternativë që nuk e çon Shqipërinë përpara”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kishte një nxitim për të votuar për datën 15 Korrik"

Tensionet në PD, Gazment Bardhi tregon prapaskenat e mbledhjes