MENU
klinika

“Të përbashkuar në Gjakovë”

Nga kufiri te shëndetësia! Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë

13.06.2023 - 12:01

Në kulmin e tensionit që ka ngërthyer Kosovën për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në veri, e mërkura e 14 Qershorit do të bëjë bashkë qeveritë e dy vendeve.

Gjakova është përzgjedhur si qyteti mikpritës në një prej datave që shënjojnë historinë e kësaj treve, e ku çdo 14 Qershor nderohen dëshmorët që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës.

Takimet zyrtare nisin në orën 11:00 me mbërritjen e delegacionit të qeverisë shqiptare dhe më pas Kryeministrit Rama.

Pas himneve të dy shteteve në orën 11:30 do të nisë edhe hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, me logon “Të përbashkuar në Gjakovë”, ku pritet të nënshkruhet edhe disa marrëveshje ndërqeveritare.

1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimin e eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.
2- Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
3- Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore
4-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare
5- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)
6-MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””
7 -Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve
8-Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
9- Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore
10-Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN