30.06.2023 - 10:05
Ka rinisur numërimi i votave në 18 në Bashkinë e Kuçovës në ambientet e KQZ-së.
Kolegji Zgjedhor mori vendimin për rinumërimin e kutive pas ankimimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rezultatin e kësaj bashkie në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
“Besoj në një transparencë në hapjen e këtyre 18 kutive”, tha kandidati i Bashkë Fitojmë “Lefter Maliqi”.
Në garë për Bashkinë e Kuçovës ishte Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste, Lefter Maliqi i Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.
Zgjedhjet u fituan nga kandidati Kreshnik Hajdari i PS-së.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“KQZ na pengon të publikojmë pamjet e krimeve elektorale”
Lefter Maliqi akuza KAS për zgjedhjet në Kuçovë: Po zvarrit ankimimin me urdhër politik
Pse LSI nuk mori mandat?
Çfarë doli nga rihapja e kutive në Berat?
Mbi 55 mijë anëtarë të PD votojnë për kandidatët e 14 majit!