Nita Latifi ka vendosur të hedhë pas krahëve përplasjet e ashpra me Zhkaklin Lekatarin në rrjetet sociale pas komentit që kjo e fundit bëri për shqiptarët gjatë një udhëtimi në Serbi.
Ish konkurrentja e BBV2, u shpreh ditën e djeshme se pavarësisht të gjithë situatave me Zhaklinën e vlerëson atë si njeri dhe për forcën që ka për të shprehur mendimin e saj.
“Pavarësisht situatave Zhaklinën e vlerësoj si njeri dhe forcën që ajo ka. E kam vlerësuar gjatë rrugëtimit në BBV për guximin që ka pasur për të shprehur mendim e saj”, ka thënë Nita në emisionin “Se luan topi”.
Ndërkohë Nita foli edhe për krisjen e raportit me Bledi Manen. Ajo tha se Bledi ishte një mik i mirë brenda shtëpisë, por pas daljes ka rezultuar që raporti mes tyre të jetë ndryshe.
“Bledi ka qenë një mik i mirë brenda në shtëpi, jashtë doli të ishte ndryshe. Ne jemi njerëz ka momente që nuk merremi vesh, ka momente që gabojmë.
Mua nuk më ka pëlqyer sjellja e tij jashtë shtëpisë. Gjithsesi mendoj që më e mira është që të ulen dhe t’i sqarojnë të gjithë keqkuptimet e tij.”- tha ajo.