MENU
klinika

Veç Enrique Iglesias dhe Ricky Martin

Një tjetër emër ndërkombëtar do të “ndezë” Tiranën këtë verë!

22.06.2023 - 08:38

Veç Enrique Iglesias, Ricky Martin dhe Placido Domingo, një tjetër emër ndërkombëtar do të performojë në Tiranë këtë verë. Bëhet fjalë për një nga DJ më të preferuar të muzikës: Martin Garrix.

Këtë e ka bërë me dije gazetarja Iva Tiço në intervistën e saj tek “Rudina”.

“Është në Gusht, në mes të Gushtit, në 19 Gusht, është DJ Martin Garrix që është një nga DJ më të famshëm dhe të paguar në botë. Por kemi një detaj që nuk është përcaktuar prandaj nuk kanë dalë biletat në shitje, vendi i koncertit sepse janë në bisedime ndoshta për ta spostuar diku pranë bregdetit sepse do ketë dhe shumë të rinj dhe jashtëzakonisht shumë turistë që mezi po presin. Është një DJ që ka bërë muzikë me Dua Lipën, është jashtëzakonisht i njohur.”

Kujtojmë që Martin Garrix ka bashkëpunuar edhe me artistet me origjinë shqiptare si Dua Lipa apo Bebe Rexha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN