MENU
klinika

Denver dominon Miamin

Nuggets shpallen kampionët e NBA për herë të parë

13.06.2023 - 16:28

Nuggets fituan 94-89 kundër Miami Heat dhe për herë të parë në historinë e tyre në NBA janë kampionë. Në finalet e mëdha, seria shkoi për Nuggets që fituan 4-1 në ndeshjet e përgjithshme. Perioda e parë dhe e dytë shkuan për Heat, përkatësisht 22-24 dhe 22-27, teksa në pjesën e dytë Jokic me shokë përmbysën gjithçka, me fitoren 26-20 dhe 24-18 për rezultatin e përgjithshëm 94-89.

Nikola Jokic ishte më i miri në këtë duel me 28 pikë, 16 kërcime e katër asistime, teksa Porter shtoi 16 të tjera te Nuggets. Te skuadra mike më efikasi ishte Jimmy Butler me 21 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Serbi Nikola Jokic u shpall më i miri i ndeshjes dhe MVP i sezonit, teksa ishte më kryesori në triumfin e Nuggets. Prej 1976 kur Denver bën pjesë në NBA, ky ishte titulli i parë kampion për ta.

“Puna ka mbaruar, ne mund të shkojmë në shtëpi tani. Ishte një përpjekje e jashtëzakonshme nga ana e ekipit. Kjo është arsyeja pse basketbolli është një sport argëtues, është një gjë e gjallë, nuk mund të thuash se kjo do të ndodhë, ka kaq shumë faktorë. Jam i lumtur që fituam ndeshjen dhe titullin”, tha Jokic.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin