MENU
klinika

Numër i ulët studentësh

Universiteti i Korçës do të bashkohet me atë të Tiranës

25.06.2023 - 17:13

Dhimitër Bello, rektori i universitetit “Fan Noli” të Korçës në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se senati ka vendosur që bashkimin e universitetit të Korçës me atë të Tiranës.

Ai është shpreh se për këtë ka pasur dakordësim 100% nga pedagogët e këtij senati. Ky vendim vjen për shkak të situatës së krijuar në universitetin e Korçës, ku largimi i të rinjve nga vendi ka bërë që auditoret të mbeten bosh.

Bello ka bërë me dije se pavarësisht bashkimit me universitetin e Tiranës, logoja e universitetit të Korçës mbetet.

Në universitetin e Korçës ka 4 fakultete dhe studiojnë 3000 studentë. Programet më të kërkuara janë ato të fakultetit ekonomik, infermieri – mami, dhe sportet.