MENU
klinika

"Tentuan të djegin shkresat"/ Sa policë dhe rezidentë janë dëmtuar

Operacioni në kampin e muxhahedinëve, Rrumbullaku: Kemi sekuestruar 96 njësi kompjuterike

20.06.2023 - 17:47

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje nga operaacioni i zhvilluar ditën e sotme në kampin e muxhahedinëve në Manzë.

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ai u shpreh se gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe sekuestruar 96 njësi kompjuterike si dhe disa shkresa të cilat në momentin e operacionit, muxhahedinët kanë tentuar t’i djegin.

Nga ana tjetër ai theksoi se policia ka rënë pre e dhunës nga ana e tyre me një bilanc prej 15 efektivësh të dëmtuar të cilët janë në spital për ndihmë mjekësore.

“Kam dërguar shkresë zyrtare për të gjithë drejtuesit e MEK për takimin zyrtar. Në orën 08:00 të mëngjesit unë me disa drejtues policie kemi thirrur në takim 6 drejtuesit kryesorë të kampit MEK. Për një orë kemi sqaruar në detaje gjithçka për kontrollin në të gjitha godinat sipas vendimit të GJKKO. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në momentet e para. Bashkë me drejtuesit dhe forcat policore kemi hyrë në ambientet e të gjithë territorit.

Më pas ka filluar faza e kontrollit në të gjithë ambientet. Pas dy orësh kontrolle për shkak të numrit të madh të objekteve pasi konstatuam paligjshmëri në raport me kërkesat e vendimit të gjykatës s ai përket evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjet kompjuterike gati në 17 objekte filloi një rezistencë nga ana e tyre. Pas këtij momenti është kaluar ë vetëpërmbajtje ekstreme dhe në asnjë rast nuk është përdorur dhunë nga policia. Pas kësaj policia ka përdorur procedurat standard të punës për menaxxhimin e turmës. Nga gjithë kjo përballje policia mbeti viktimë e dhunës së tyre dhe jo rezidentët.

Kemi përdorur vetëm spraj individual që nuk ka sjellë asnjë pasojë për ta. 15 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar ndërsa nga ana e tyre kanë mbetur të dëmtuar 21 prej tyre. 15 kanë lënë qendrat shëndetësore dhe janë dërguar në qendrën e banimit. Policia ka bërë veprime totalisht të ligjshme. Në tërësinë e veprimeve të kryera nga policia në zbatim të vendimit të gjykatës janë sekuestruar në cilësinë e provës 96 njësi kompjuterike, tableta dhe materiale shkresore të cilat tentuan të asgjësohen me djegie nga anëtarët e MEK”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artan Hoxha del me deklaratën e fortë

Pse policia kontrolloi kampin muxhahedin në Manzë?

Vdekja e një personi në kampin e muxhahedinëve në Manzë

Ministri Çuçi: Nuk është prekur askush me dorë. Ai është një i moshuar…