MENU
klinika

"Nuk ka bisedime me Vuçiçin"

Opozita serbe: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për krizën

09.06.2023 - 10:18

Nënkryetari i Partisë së Demokratike të Serbisë, Predrag Marseniç deklaroi se nuk ka bisedime me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza.

Marseniç u shpreh se Vuçiç humbi legjitimitetin si president kur pranoi planin evropian për Kosovën, që sipas tij, shkel Kushtetutën dhe njohu pavarësinë e Kosovës, shkruan Nova.

“Për ne ai praktikisht nuk është më president i Serbisë. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për të dalë nga kjo krizë”, theksoi ai.

Kur u pyet nëse do të shkonte në protesta, u përgjigj pozitivisht.

“Po, mendoj se kam qenë vetëm një herë. Pothuajse të gjithë nga partia shkojmë në protesta, madje i kemi bërë thirrje përmes rrjeteve sociale. Populli doli në rrugë me justifikim të plotë”, përfundoi Marseniç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri

Vuçiç: Një krizë e madhe pritet në veri të Kosovës

“BE kërkoi djegien e mandateve të kryetarëve të zgjedhur në veri”

Ripërtëritja demokratike e Evropës

“Bullgaria i bashkohet një tendence në rritje”


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin