MENU
klinika

'Numërimi mbrapsht sapo ka filluar'

Parashikimi i Ukrainës pas rebelimit të ‘Wagner’: Faza e parë drejt përfundimit të regjimit të Putinit

25.06.2023 - 18:53

Zyrtarët ukrainas shprehen se kryengritja jetëshkurtër e grupit mercenar ëagner kundër Kremlinit është faza e parë e çmontimit të regjimit të presidentit rus Vladimir Putin. Sipas Oleksii Danilov, sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili orkestroi rebelimin, është vetëm një pjesë e grupit dhe pjesë e planit, maja e ajsbergut në procesin e destabilizimit, shkruan CNN.

“Regjimi i Putinit është goditur pas shpine me thikë, nëse jo në çast fatal, por sigurisht i pashmangshëm, edhe pse i vonuar në kohë. Numërimi mbrapsht ka filluar”, tha ai.

Rebelët e armatosur anti-Putin u kërkuan mbështetësve të shtunën të ngrihen dhe të përfitojnë nga situata e ëagner për të marrë pushtetin.