MENU
klinika

‘The Simpsons’ ‘godet’ përsëri

Parashikuan ngjarjen që prej 4 ditësh ka ngritur në këmbë botën

22.06.2023 - 17:33

“The Simpsons” njihen për parashikimet e tyre historike, nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së, shpërthimi i fuqishëm në Bejrut e deri tek pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Së fundmi ata kanë parashikuar zhdukjen e nëndetëses “Titan” me pesë turistë në bord në Atlantik.

Në Tik-Tok po qarkullojnë pamje ku në një pjesë të The Simpsons, personazhi Homer Simpson niset me një nëndetëse drejt një anije të fundosur dhe shkëput kontaktet me qendrën kryesore. Një detaj tjetër është ai i oksigjenit, i cili në pjesën e The Simpsons, mbaron.

Pikërisht pamjet lidhen me nëndetësen “Titan”, e cila u nis për të vizituar anijen e Titanikut, por në orët e para shkëputi kontaktet me kompaninë ‘OceanGate’.

Kërkimet vazhdojnë dhe nuk dihet nëse pesë pjesëtarrët e bordit do të kenë të njëjtin fund fatal si në The Simpsons.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Oksigjeni për 5 pjesëtarët në bord mbaron në orën…

Zhdukja e nëndetëses Titan, ekipet e kërkimit në ‘luftë’ me kohën

Çfarë dihet deri më tani për nëndetësen e zhdukur!?

Në kërkim të rrënojave të Titanikut