MENU
klinika

Ja veprimi i fundit

Pas shkarkimit nga qeveria, Safet Gjici “zhduket” nga rrjetet sociale

17.06.2023 - 10:25

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social “Facebook”, pas shkarkimit nga qeveria.

Pas reagimit të tij për videon e seksit, në faqen e tij vërshuan komentet negative dhe fillimisht Gjici mbylli komentet.

Por sot me sa duket ka vendosur të rrijë për ca kohë larg rrjeteve sociale, të cilat janë mbushur me meme e komente për të.

Nëse kërkohet në Facebook emrin e tij, më saktësisht “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist.

Mesditën e djeshme, 16 Qershor 2023, u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, në Bashkinë e Kukësit. Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merret në pyetje vajza, ja për çfarë akuzohet Gjici

Video skandali me kryebashkiakun/ Detaje nga hetimi i SPAK

Video skandali në zyrë

Edi Rama shkarkon Safet Gjicin

Kreshnik Spahiu komenton skandalin e Safet Gjicit

Kur quhet krim marrëdhënia seksuale në zyrë