MENU
klinika

“Sot është dita për të reflektuar“

Pengmarrja e 3 policëve në Veri të Kosovës, Rama reagon shqip e anglisht: S’po hesht, presim KFOR

14.06.2023 - 20:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas pengmarrjes së 3 efektivëve nga Policia serbe. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shqip edhe anglisht, kryeministri Edi Rama shkruan se nuk po hesht por po pret një “lëvizje” nga KFOR. Sipas Ramës, situata e sotme është rezultat i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, ndaj shtoi se gjithashtu sot është dita kur duhet reflektuar thellë mbi situatën e krijuar.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë! Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve! Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!,”-shkruan Rama në postimin e tij.