MENU
klinika

Nuk ndryshon rezultati

Përfundon rinumërimi i votave për Bashkinë e Kuçovës

30.06.2023 - 17:26

Rinumërimi i kutive të votimit për bashkinë e Kuçovës ka përfunduar në Kolegjin Zgjedhor. Gjatë ditës së sotme janë rinumëruar 18 kuti në Kuçovë, por rezultati nuk ka ndryshuar.

Kryebashkiak vazhdon të mbetet kandidati fitues i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari. Ndërkohë që kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Lefter Maliqi është në vend të dytë. Hajdari , pas rinumërimit të kutive të votimit rezulton me 6901 vota nga 6910 që kishte, ndërsa Maliqi rezulton të ketë 6224 vota nga 6228 që kishte marrë. Hajdari nga rinumërimi ka humbur 9 vota, ndërkohë që Maliqi ka humbur 4 vota.

Rinumërimi vjen si pasojë e një padie nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Kuçovës, Lefter Maliqi. Ai i ka mëshuar faktit se procesi zgjedhor ka qenë i manipuluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ankimimi për rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit

Nis rinumërimi i votave në bashkinë Kuçovë


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier