Publikimi i një videoje skandaloze në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ku protagonist ishte vetë kryetari, i kushtoi Safet Gjiçit dorëheqje nga detyra, shkarkim nga qeveria dhe nisjen e hetimit penal nga SPAK. Plus kësaj, ai po vuan dhe pasojat e një linçimi publik nga shoqëria jonë sidomos në rrjetet sociale.
I madh dhe i vogël në çdo cep të globit ku ka shqiptarë, kanë temë kryesore debati videon e Safetit.
Vetëm dy vetë në këtë vend nuk po flasin. Dhe ata janë dy nga njerëzit që flasin dhe për thashetheme për video e jo më për video me zë dhe figurë si ajo që u shfaq.
Është Sali Berisha me Ilir Metën. Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar. Natyrisht nuk është se i dhimbset Safeti. Përkundrazi. Ata po heshtin pikërisht se kanë nisur hetimet ndaj Safetit dhe hetimet mund të nxjerrin rrugës, rolin e tyre në këtë histori.
Dhe kjo dukej dhe në reagimet e para të mënyrës se si po përpiqej media pro Berishës të fshihte një shantazh në këtë histori. Dje ishin të shqetësuar pse botoheshin foto e kësaj vajzës me Sali Berishën, ndersa sot janë të shqetësuar, ashtu siç thotë edhe kjo vajza, “që videoja e saj seksuale të mos përdoret politikisht”. (D.m.th. të shijohet vetëm si film seksi)
Publikimi i disa fotove të Sali Berishës me vajzën që u filmua duke bërë seks, ngriti të “madh e të vogël” në këmbë, duke thënë që Berisha është burrë i ndershëm, se ka tradhtuar kurrë Lirinë, nuk ka të dashura jashtë martese e broçkulla të tjera. Askush nuk tha që Berisha e ka të dashur atë vajzën, por fakti që Berisha pozon në foto me të në zyrën e tij, tregon që ka një konfidencë më shumë se sa me një militante. Me një militante të PD, ai mund të fotografohet në rrugë apo në miting, por jo i rehatuar në kolltukun e tij në zyrë dhe ajo në kolltukun përballë. Ajo foto tregon një raport të konsoliduar besimi tek ajo, (jo aq sa Safeti), për të bërë shërbime politike për të.
Dhe kjo dukej pikërisht tek nxitimi i medias Berishës që e konsideron publikimin e fotos si akuzë për Berishën që ka raporte seksuale me të. Askush se ka thënë këtë. E vërteta është se ajo foto tregon shumë që Berisha ka një raport pune me të, pasi jo vetëm që e pranon në zyrë vetëm për vetëm, por lejon dhe veten të fotografohet me të në zyrë. Dhe i vetmi institucion që Berisha i beson në këto raste për të krijuar afrimitet si bashkëpunëtore është kur ja rekomandon SHISH. Njerëzit e tij në SHISH me siguri ja kanë rekomanduar si një talent në bashkëpunim ndaj kundërshtarëve dhe ai duket se e ka pranuar.
Heshtja e tij pas publikimit të skandalit, nuk ka të bëjë vetëm me faktin se del keq në video bashkëpunëtorja e tij, por me faktin se del keq ai si përdorues i saj.
E njëjta gjë dhe për Ilir Metën. Nga gjithë hetimet e bëra dhe personat që kanë pasur kontakt me vajzën, është e qartë se vajza në fjalë, është përfshirë në këtë histori edhe nga një ish-zyrtar i lartë i Ilir Metës.
Në të vërtetë, në sulmin ndaj Safet Gjicit janë bashkuar disa grupe të interesuar përfshi Berishën Metën dhe median, dhe vajza në fjalë, është përpjekur tu shërbejë të gjithë palëve duke i dalë situata nga kontrolli, dhe duke përfunduar dhe video e saj në publik. Por Meta ka hallin e vet jo të të tjerëve.
Është kjo arsyeja që bashkë me Berishën, edhe pse nuk lënë njeri pa marrë në gojë, edhe për “video hipotetike”, tani çuditërisht heshtin. Nuk është se e folura e tyre ka ndonjë rendësi tani për publikun, se Safetit po i bëhet gjyq popullor, por ka rendësi për të kuptuar se kur ata qëndrojnë vetë në prapaskenë të këtyre skandaleve dhe u dalin dhe atyre nga kontrolli, ndjehen më të frikësuar se Safeti.