MENU
klinika

Gjobiten drejtuesit

Policia bllokon 2 “Jet Ski” dhe 1 gomone në Vlorë

11.06.2023 - 11:04

Tre mjete lundruese, mes tyre 2 “Jet Ski” dhe 1 gomone janë bllokuar nga policia gjatë fundjavës pasi gjatë kontrolleve ka rezultuar se nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

Drejtuesit e tyre janë gjobitur me nga 10 000 lekë të rinj për shkak të kësaj shkelje të gjetur ngapolicia.

Mjetet lundruese do të qëndrojnë të bllokuara deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë
Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, përgjatë gjithë vijës bregdetare në Vlorë, Dhërmi dhe Sarandë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik.

3 mjete të tjera lundruese (2 “Jet Ski” dhe 1 gomone) u bllokuan gjatë fundjavës. Secili nga drejtuesit e tyre u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, për mospajisjen me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe ato të Policisë Kufitare Dhërmi, në zbatim të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të kufirit, për forcimin e kontrolleve në det dhe në tokë, ndaj mjeteve lundruese për peshkim dhe atyre turistike, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së posedimit dhe të drejtimit të tyre, si dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe vizitorëve, në plazhe, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë vijen bregdetare të qarkut.

Si rezultat, Policia Kufitare e Vlorës dhe Policia Kufitare në SPK Dhërmi kanë bllokuar 3 mjete të tjera lundruese, prej tyre 2 mjete lundruese argëtimi “Jet Ski” dhe 1 mjet lundrues gomone, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, drejtuesit e tyre, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se nuk kishin në bord, dokumentacionin e nevojshëm për lundrim.

3 mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative dhe pajisjen e drejtuesve, me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital, ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Certifikoni mjetet lundruese, ndryshe do u bllokohen"

Rama paralajmëron nga Vlora operatorët e turizmit detar


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier