MENU
klinika

Tensione në kufi

Polonia i trembet një sulmi të papritur rus…

26.06.2023 - 14:20

Në sfondin e një përpjekjeje rebelimi në Rusi, vendi fqinj, Polonia nuk përjashton mundësinë e një përshkallëzimi të tensioneve në kufirin me Bjellorusinë.

Kështu ka thënë komisioneri i qeverisë polake për sigurinë e hapësirës së informacionit, zëdhënësi i ministrit koordinator për shërbimet speciale, Stanislaw Zaryn.

“Nuk mund të përjashtojmë një operacion hibrid që godet drejtpërdrejt Poloninë. Kjo, natyrisht, është një çështje që duhet monitoruar, të cilën shërbimet polake me siguri do ta bëjnë,” tha Zaryn.

Sipas tij, ngjarjet e 24 qershorit në Rusi nuk ishin një përpjekje për ndryshimin e pushtetit. Zaryn shtoi se bëhet fjalë për rivalitetin e fraksioneve, që mbretërojnë mbi Rusinë. “Kemi të bëjmë me disa konflikte ndërmjet grupeve të ndryshme të përfshira në operacionet ushtarake kundër Ukrainës.

Por duhet thënë qartë: deri sot në Rusi, as mes elitave të pushtetit, as në ushtri, as në shoqëri nuk ka lëvizje të forta rezistence në lidhje me qëllimet dhe veprimet kryesore strategjike”, tha zëdhënësi i qeverisë polake.

At Poland's 'Tail End': A Border Town Rues Loss of Russian Business | Balkan Insight

Ai shprehu gjithashtu mendimin se zhvillimet e fundit në Rusi mund të rezultojnë në fakt një fushatë dezinformimi që synon të fshehë qëllimet reale që synojnë Perëndimin.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt 2022, Polonia ka jetuar me pasojat: 8 milionë ukrainas kanë kaluar kufirin në territorin polak që nga shkurti i kaluar dhe pjesa më e madhe e ndihmës së NATO-s është dërguar përmes Polonisë, e cila ndan një gjatësi prej 535 kilometrash kufi me Ukrainën.

Me perspektivën e një ofensive të re ruse në Ukrainë në mendjen e të gjithëve, Polonia po vepron sikur po përgatitet për luftë reale, ndonëse nuk ka patur asnjë sinjal të drejtpërdrejtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Russian Today/ Ky është vendimi i Gjykatës së BE

“Rusia duhet të kufizojë furnizimin me gaz në Evropë”

Çdo shtet për një arsye të ndryshme

“Vishegradi” e do Ballkanin në BE