MENU
klinika

Mbante arsenal armësh dhe lëndë plasëse

Prodhonte dhe furnizonte bandat me armë, arrestohet 66-vjeçari

02.06.2023 - 10:05

Një 66-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pa gjetjes së një arsenali armësh dhe minash me telekomandë.

Mësohet se shtetasi me iniciale Q.A., prodhonte mina me telekomandë dhe siguronte siguronte municion të konsiderueshëm luftarak dhe armë zjarri, me qëllim shitjen e tyre në qarkun Lezhës, për llogari të personave apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:
Lezhë/Sekuestrohen armë zjarri, mina me telekomandë, lëndë plasëse dhe kapsolla detonatore.

Finalizohet operacioni policor proaktiv i koduar “AMONEKS”. Operacioni, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në koordinim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe me Prokurorinë e Lezhës. Prodhonte mina me telekomandë, për t’ia shitur në qarkun Lezhë, shtetasve apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale, për t’i përdorur për krime ndaj personit, kapet dhe vihet në pranga.

Policia sekuestron 3 mina me telekomandë, 2 armë zjarri, 40 kallëpe tritoli, 45 kapsolla detonatore, 45 krehra me fishekë dhe rreth 2 200 fishekë luftarak. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e shetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo që furnizojnë personat apo grupet kriminale, me mjetet e nevojshme për të kryer krime, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas që prodhonte mina me telekomandë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale, kanë referuar materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal. Strukturat hetimore të DVP Lezhë kanë koordinuar veprimet me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “AMONEKS”, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë në fshatin Arrëmollë të Lurës, shtetasin:

A., 66 vjeç, banues në Arrëmollë, Lurë.
Ky shtetas prodhonte mina me telekomandë, siguronte municion të konsiderueshëm luftarak dhe armë zjarri, me qëllim shitjen e tyre në qarkun Lezhës, për llogari të personave apo grupeve që kryenin veprimtari kriminale. Në momentin e arrestimit të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, municion luftarak, mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë eksplozive etj. Strukturat hetimore të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ato të DVP Dibër dhe Prokurorinë, po vijojnë veprimet e thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.